0%
100%

Sfidat e integrimit të emigrantëve dhe zhvillimi i politikës së integrimit në Slloveni

Të nderuar!  

Në Institutin për çështje kombëtare (Inštitut za narodnostna vprašanja) në Lubjanë udhëheqim projektin Sfidat e integrimit të emigrantëve dhe zhvillimi i politikës së integrimit në Slloveni, i cili financohet nga Agjencioni për aktivitete hulumtuese të Republikës së Sllovenisë.

Qëllimi themelor i projektit është që të studiohet procesi i integrimit të emigrantëve dhe pasardhësve të tyre nga pikëpamje të ndryshme dhe të analizohet politika ekzistuese e integrimit në Slloveni. Një nga pikëpamjet e rëndësishme të politikës integruese është përcjellja sistematike e kushteve jetësore dhe nevojave të emigrantëve dhe pasardhësve të emigrantëve rrespektivisht perceptimit të tyre të mundësive dhe pengesave, me të cilat ata ballafaqohen në procesin e inkuadrimit në shoqërinë sllovene.

Me ndihmën e kësaj ankete dëshirojmë të mbledhim të dhëna relevante dhe para së gjithash aktuale, mbi rrjedhjen e integrimit e sidomos mbi llojin e sfidave me të cilat ballafaqohen emigrantët dhe pasardhësit e emigrantëve në fushat e ndryshme shoqërore, siç janë: edukimi, përfshirja në tregun e punës, shëndetësia, çështja e banimit si dhe pjesëmarrja shoqërore dhe politike.

Plotësimi i anketës do t'ju marrë rreth 20 minuta të kohës suaj.


Duke marrë pjesë në këtë anketë pranoni që përgjigjet tuaja do të përdoren si pjesë e të dhënave të hulumtimit. Anketa është anonime dhe të dhënat e marra nga kjo anketë do të përdoren ekskluzivisht për qëllime hulumtuese!

Për arsye se anketa u dedikohet si emigrantëve të ri ashtu edhe atyre që në Slloveni jetojnë me dekada, disa pyetje janë më relevante për njërin e tjerat për grupin tjetër. Megjithatë, ju lusim që të provoni të përgjigjeni në të gjitha pyetjet. 

Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë hulumtim. Secila anketë e plotësuar ka vlerë të madhe për ne!  


By clicking on Next page you agree with our Privacy policy.

Language:







WARNING: This site will not work properly without JavaScript. Please enable JavaScript in your browser or update your browser to newest version. More >>